Telenews

Pranimi i targave RKS nga Serbia mund t’i kthehet Kosovës si bumerang

 

 

Hezitimi i Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e targave po shihet si rrezik për ndonjë masë tjetër sanksionuese nga Bashkimi Evropian.

Nga 1 janari veturat me targa RKS lejohen të qarkullojnë në territorin e Serbisë.

Kështu njoftoi me 25 dhjetor Petar Petkoviq, drejtor i të ashtuquajturës zyra për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Marrëveshja për njohjen e targave ishte arritur në Bruksel para disa vitesh, por që deri tani nuk ishte zbatuar.

Mirëpo ekspertët e sigurisë vlerësojnë se hezitimi i institucioneve të Kosovës për ta zbatuar këtë marrëveshje mund t’i bëj favor të madh Vuçiqit i cili sipas tyre me mjaft derdhi i shfrytëzon këto situate.

Ish-zëvendësministri i Brendshëm, Valdet Hoxha thotë se Serbia ka filluar të zbatojë marrëveshjen e targave, por jo edhe Kosova e që mund të na kushtojë.

“Kam frikën se Vuçiqi si mjeshtër i këtyre marifeteve mund ta shfrytëzojë këtë vonesë të Qeverisë së Kosovës për të filluar reciprocitetin për targat e që më pas mund të në kthehet si bumerang me ndonjë masë si ato që na u vendosën nga BE-ja në vitin 2023 e që po na përcjellin edhe këtë vit”, deklaroi Hoxha në RTV Dukagjini.

Hoxha thotë se kjo e targave është marrëveshje ndërkombëtare dhe duhet të zbatohet.

“Narrativi e Qeverisë se do të presim verifikimin nëse Serbia po e implementon vërtetë këtë marrëveshje nuk qëndron. BE-ja nuk e pranon këtë narrativë. Policia Kufitare e verifikon brenda minutash. Kam frikë se përgjegjësi mund të na bie te na. Vuçiqi me mjeshtri po e përdorë çështjen e targave me Asociacionin”, ka deklaruar Hoxha.

Nga ana tjetër eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi thotë se liderët e Kosovës kishin premtuar se nëse kalon vetura e parë me RKS do të zbatohej vendimi edhe nga Kosova.

“Kjo ngecje nga ana e Kosovës mund të ketë pasoja. Ky hezitim i Kosovës për të filluar verifikimet mund të na hakmerret. Ne kemi Policinë kufitare që kanë dosjet dhe nuk është ndonjë problem verifikimi. Mosveprimi me kohe mund të sjellë tërheqjen e Vuçiqit. Çdo ngecje do të jetë e rrezikshme për ne dhe tërheqja e mundshme e Serbisë mund të sillte pasojat te ne karshi Bashkimit Evropian, si palë që nuk zbatojmë marrëveshjen”, ka deklaruar Hoxha.

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, kishte deklaruar se me vendimin e Qeverisë së Serbisë për njohjen e targave RKS, ky nuk është konstruktivitet nga ana e Serbisë, por është vetëm maskim që ata duan ta kamuflojnë pas dështimit në Banjskë.

Të ngajshme

Auto Pjesë Beka kujdeset për çdo detaj të veturës suaj

Erzana Fazliu

Ivanka Trump publikon librat për historinë shqiptare: Çfarë po hulumton?

Valjeta Turkaj

​Si vendos truri se cilat kujtime të ruajë?

Erzana Fazliu