Telenews

Sot nisen 45 aeroplanë nga Aeroporti i Prishtinës

 

 

Kompania që ka nën menaxhim dhe me koncesion Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, “Limak Kosovo” ka bërë të ditur se sot do të nisen 45 aeroplanë nga Kosova.

Vetëm në tri ditët e para të janarit, përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Prishtinës kanë udhëtuar mbi 31 mijë udhëtarë apo rreth 11 mijë më shumë se në tri ditët e janarit të vitit të kaluar.

Zëdhënësja e Aeroportit Ndërkombëtar “Adem Jashari”, Valentina Gara, ka theksuar se në tri ditët e para të janarit  kanë udhëtuar mbi 31 mijë udhëtarë  dhe janë realizuar 212 fluturime.

Gara i ka thënë RTK-së se ende është herët ta dinë nëse rritja e numrit të udhëtarëve ka të bëjë me liberalizimin meqë sipas saj, kjo periudhë ishte edhe kohë festash dhe shumë mërgimtar qëndruan në Kosovë. Ajo ka deklaruar se një pasqyrë më të qartë mund ta kenë brenda tre muajsh.

Ndryshe, qytetarët e Kosovës kanë filluar të udhëtojnë drejt vendeve të Bashkimit Evropian, pasi që më 1 janar filloi zbatimi i vendimit për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Të ngajshme

Reagimet e Ambasadave për “Listën Serbe”, zv.ministrja e Qeverisë Kurti: Secili shtet merr vendimet e veta

KushtrimGuraj

Burri i Haxhiut e akuzoi se i “përdori” lotët e nënës, Haradinaj: Propagandë me shkatërru gjithçka në kujtesë

KushtrimGuraj

Zbulohet municion luftarak në Gjirokastër, dyshohet se i përkasin një vrasësi me pagesë

KushtrimGuraj