Telenews

Babai në Obiliq ushtron dhunë të vazhdueshme ndaj djalit të tij të mitur

 

 

Jo rrallëherë fëmijët keqtrajtohen nga prindërit e tyre. Në shumicën e këtyre rasteve, viktima janë të miturit, ndaj të cilëve ushtrohet dhunë fizike e psikike. Për një rast të tillë, që ka ndodhur në fshatin Plemetin të Obiliqit, Prokuroria ka nisur hetimet.

Sinjali mëson se një djalë 15-vjeçar ka denoncuar rastin në Polici, ku ka deklaruar se babai i tij ushtron dhunë ndaj tij në mënyrë të vazhdueshme.

Si rezultat i denoncimit njësitë policore kanë marrë veprimet e menjëhershme hetimore, mirëpo s’kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, pasi i njëjti ndodhet në arrati dhe nuk dihet vendndodhja e tij.

Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Keqtrajtim apo braktisje e fëmijës’, ndërsa veprimet tjera ligjore do merren posa të kapet i dyshuari.

Të ngajshme

Përurohet Parku i 6-të në Turqi me emrin e Adem Jasharit

Donat Hashani

Vëllai i 27-vjeçarit: “Dora e shtetit na e ka vra”

Donat Hashani

Ndalohen pesë policë për ‘vrasjen nga pakujdesia’ të 27-vjeçarit në Lipjan

Donat Hashani