Telenews

Detaje ekskluzive: I arrestuari në Prizren dyshohet se kërcënoi gruan e prokurorit Kryeziu

 

 

Pa u bërë 24 orë nga kërkesa e Policisë së Kosovës për bashkëpunim me qytetarët për identifikimin e një personi të dyshuar për kanosje në Prizren, i njëjti është identifikuar dhe ka përfunduar në prangat e Policisë. Gazeta raportoi ekskluzivisht se kush është i dyshuari, teksa tashmë janë zbuluar edhe detaje të tjera.

Burimet  kanë bërë me dije se i arrestuari Etrit Çoçaj, po dyshohet se më 30 dhjetor, e ka kërcënuar bashkëshorten e Petrit Kryeziut, Prokuror në Departamentin e Përgjithshëm në Prokurorinë Themelore në Prizren.

Motivet e incidentit akoma nuk dihen, por që tashmë Policia në koordinim me Prokurorin e Shtetit kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e rastit.

Çoçaj është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor, ku është intervistuar nga hetuesit policorë, për veprën me të cilën ngarkohet.

Ndaj tij, prokurori ka urdhëruar masën e ndalimit policor, nën dyshimet për kryerjen e veprës penale “Kanosje” dhe ndërmarrjen e veprimeve të tjera brenda afatit ligjor.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Kaplohet nga zjarri një stallë në Madanaj të Gjakovës, s’kishte bagëti brenda

KushtrimGuraj

Çfarë preferohet për dhurata në 7 dhe 8 Mars?

Rrezarta Ramaj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj