Telenews

Kërkohet ndihmë për 7-vjeçarin nga Malisheva që vuan prej sëmundjes së rëndë

 

 

Familja Krasniqi nga fshati Drenoc i Malishevës po përballet me një ngjarje të rëndë, pasi fëmija i tyre, Diari, po vuan nga sëmundja e rëndë, Burkitt lymphoma. Për shërimin e vogëlushit, duhen 190 mijë euro, shumë kjo e papërballueshme për ta siguruar familja, raporton Gazeta Telenews.

Përmes një lutje publike, është kërkuar nga njerëzit vullnetmirë t’i ndihmojnë për ta arritur këtë shumë të mjeteve, e cila ju duhet familjes për ta vazhduar trajtimin e djalit në Itali.

Ministria e Shëndetësisë i ka siguruar 60% të të hollave, por pjesa tjetër akoma nuk është grumbulluar.

“Diari ka nevojë per ndihmën e të gjithëve! – Diari vuan nga sëmundja (lymphoma burcit) dhe ai duhet të kërkoj shërim në Itali por nevojiten 190.000 euro, ku 60% të kësaj shume e ka siguruar ministria e shëndetësisë por nevojiten edhe diku 60.000 euro”

Të gjithë ata që kanë mundësi, mund të kontribuojnë përmes llogarisë me të dhënat e mëposhtme.

 

Të ngajshme

Vera s’është veç për pushime TelenewsJobs ka punë për ty!

Valjeta Turkaj

Supremja shpall të paligjshëm udhëzimin administrativ të Muratit për arkat fiskale

Valjeta Turkaj

Aktakuzë ndaj gjinekologut të Prizrenit – e detyroi pacienten të lindte në klinikë private ku punonte vet

Valjeta Turkaj