Telenews

Gjendet një bombë me telekomandë mbi një kioskë në magjistralen Prishtinë-Ferizaj

Një person ka njoftuar policinë e Kosovës se ka gjetur dy qese me mjet shpërthyes mbi një kioskë që shërben si zyre.

Sipas policisë, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë.

Për këtë rast është njoftuar prokurori, teksa rasti është iniciuar “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

“Magjistralja Ferizaj-Prishtinë  08.01.2024 – 22:30. Më 09.01.2024 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se mbi kioskën që shërben si zyre, ka vërejtur dy qese në të cilat dyshohet se ka mjet shpërthyes. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa njësiti për deminim ka tërhequr mjetin e dyshuar –bombë e improvizuar me detonator dhe telekomandë. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Nesër shpallet qeveria, Rama do të paraqesë programin qeverisës për 4 vitet e ardhshme

Valjeta Turkaj

Shefi i NATO-s paralajmëron ashpër Putinin: Ndalni luftën, ne jemi gati dhe vigjilentë

Valjeta Turkaj

Cilësia që s’ka nevojë për prezantim të Auto pjesë Beka

Valjeta Turkaj