Telenews

Mbyllet për publikun seanca e Apelit ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut

Në Gjykatën e Apelit të enjten është mbyllur për publikun seanca ndaj Dardan Krivaqës dhe Arbër Sejdiut, të dënuar nga shkalla e parë për vrasjen e Marigona Osmanit.

Gjyqtari Xhevdet Abazi tha se për shkak të veprës penale “Dhunimi”, kjo seancë duhet të mbyllet për publikun, ndërsa mediat janë lejuar vetëm të marrin pamje.

Në këtë seancë, pritet të shqyrtohen ankesat e palëve ndaj vendimit të Gjykatës Themelore në Ferizaj, për të akuzuarit Krivaqa dhe Sejdiu, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Ndryshe, Gjykata Themelore e Ferizajt më 4 gusht 2023 e ka dënuar me burgim të përjetshëm Dardan Krivaqën për vrasjen e Marigona Osmanit. Ndërsa ishte liruar nga akuza për dhunim.

Kurse, Arbër Sejdiu është dënuar me 15 vite burgim për ndihmë në vrasjen e rëndë në bashkëkryerje.

Të ngajshme

Koncerti madhështor i Yll Limanit në ARM Stadium – mbajti edhe një fjalim prekës për kohën kur ishte refugjat në Shkup

Erzana Fazliu

Luana Vjollca magjeps ndjekësit me pozat e reja verore – elegancë dhe vetëbesim në çdo detaj

Erzana Fazliu

Rrahu gruan dhe vajzën, arrestohet 69-vjeçari në Shtime

Erzana Fazliu