Telenews

Spektakli i BBVA, Arbana Osmani tregon përfundimisht kush do ta udhëheq

Spektakli i Big Brother VIP Albania do të fillojë sonte me edicionin e tretë të formatit VIP.

Prezantuesja e përvjetshme, Arbana Osmani, është përfolur që nuk do të jetë pjesë e këtij spektakli, por sot ajo konfirmoi gjithçka.

Përmes një postimi në Instagram, Osmani ka treguar se nuk do të jetë pjesë e këtij spektakli, ndërsa ka falënderuar udhëheqësit e televizionit dhe moderatorin e ri, Ledion Liço.

“Sonte fillon aventura e BB Vip, një aventurë e jashtëzakonshme televizive, pjesë e së cilës kam patur fatin dhe privilegjin të jem për shumë vite me rradhë. Përjetë falenderuese dhe mirënjohëse Tanit që më zgjodhi atëherë kur besim te unë nuk kishte askush, dhe Lorit e Sares me të cilat vazhduam për dy vite të gozhdojmë shqiptarët para ekranit për muaj me rradhe duke bërë bashkë gjithë familjen. Shume suksese sonte mikut tim te vjeter Ledion Liço you’ll do great, as always:) E në fund faleminderit juve, ndjekësve të mi, për te gjithë vleresimin dhe dashamiresinë karshi meje. Ju lexoj dhe ju shoh gjithmonë. Ju dua”, thuhet në postimin e saj në Instagram.

Të ngajshme

Rasti i Lipjanit: Ministria s’është në dijeni pse QPS i ktheu fëmijët te familja

Valjeta Turkaj

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Valjeta Turkaj

Presidentja shtron iftar për drejtuesit e BIK-ut

Valjeta Turkaj