Telenews

Shpërthimi i bombolës në shtëpinë në Kçiq, dalin pamjet nga vendi i ngjarjes – FOTO

Trembëdhjetë persona kanë përfunduar në spital, si pasojë e lëndimeve që morën nga shpërthimi i një bombole të gazit në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, i cili tha se të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal në Mitrovicë.

Rreth orës 16:30, policia ka pranuar informatë se si pasoj e një shpërthimi në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës, 13 persona kanë pësuar lëndime, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës. Bazuar në informatat e para dyshohet se shpërthimi ka ndodhur nga një bombolë gasi“, tha Zahiti.

Ndërkohë mediat lokale kanë publikuar pamje nga vendi i ngjarjes, ku shihet se njësitë policore po qëndrojnë atje për të kryer ekzaminimet e nevojshme.

Telenews.al ka provuar që të marrë informacionepër gjendjen shëndetësore të të lënduarve, mirëpo nga Spitali Rajonal i Mitrovicës nuk janë përgjigjur ende në thirrjet dhe mesazhet e redaksisë.

Telenews.al do të iu mbajë të informuar me detajet e reja.

Të ngajshme

Rasti i Lipjanit: Ministria s’është në dijeni pse QPS i ktheu fëmijët te familja

Valjeta Turkaj

SHBA shqyrton vendosjen e trupave pranë Ngushticës së Hormuzit

Valjeta Turkaj

Presidentja shtron iftar për drejtuesit e BIK-ut

Valjeta Turkaj