Telenews

Grabitje në barnatoren ‘Trimi Pharm’ në Ferizaj

Barnatoret shpeshherë janë cak i hajnave, të cilët arrijnë që herë të vetëm e herë në grup të vjedhin e të grabisin shumë të mëdha parash. Raste të tilla po krijojnë pasiguri dhe frikë për punëtorët, të cilët përballen me grabitësit që i kërcënojnë edhe me armë.

Kështu ka ndodhur edhe të hënën, në barnatoren “Trimi Pharm” në rrugën “Reçaku” në Ferizaj, ku një person akoma i paidentifikuar ka arritur të grabis një shumë të të hollave.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se i dyshuari e ka kërcënuar me armë punëtoren e barnatores dhe më pas ka ‘avulluar’ rreth 500 euro para të gatshme.

Sinjali mëson se posa rasti është denoncuar në Polici, njësitë përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes, por ende i dyshuari nuk është zbuluar.

Sipas dëshmisë së viktimës, hajni është larguar me shpejtësi nga vendi i ngjarjes pasi ka kryer grabitjen.

Me t’u përfunduar procedurat policore, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është iniciuar hetim dhe veprimet e tjera do të ndërmerren pasi të sigurohet prezenca e të dyshuarit.

Të ngajshme

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

KushtrimGuraj

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu

Dafina Zeqiri vjen me “Tranquilo”

Erzana Fazliu