Telenews

“Ti je më keq se Naim Murseli”, analisti shqiptar akuzon rëndë këshilltarin e Pacollit

 

 

Këshilltari i Behxhet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka qenë mbrëmë i ftuar në “Top Story” për të folur për lidhjen e të dyshuarit për porositjen e vrasjes së Liridona Ademajt, Naim Muselit me ish-presidentin Pacolli.

Zymberaj dhe analisti Arjan Curri debatuan ashpër në lidhje me deklaratat e këtij të fundit rreth jetës personale të biznesmenit dhe Naim Murselit.

Curri tha se për shkak të deklaratës së tij, për orientimin seksual të Naim Murselit, ka marrë mesazhe nga këshilltari i Pacollit.

“Ti je më keq se Naimi”, iu drejtua analisti Curri – Zyberajt.

Këshilltari i Pacollit pretendon se Curri i ka bërë deklaratat kundrejt një pagese, për shërbime të dikujt tjetër.

“Unë kam marrë një mesazh kërcënues nga Jetliri. Po të doni jua jap detajet.Mesazhi është i një niveli rrugaçëror“, u shpreh Curri.

“Edhe këtu po shpif, sepse nuk ka qenë një mesazh kërcënimi. Nëse ti më flet mua mesazh rrugaçëror pas një prezantimi jo prej rrugaçi por e një mercenari, që e ke pasur në këtë emision. Që të paguhet për shërbime të dikujt tjetër. Unë po flas me fakte. Në interes të dikujt ka shpikur dhe binjen e tani po e përdor dhe ta them edhe pas emisionit emrin e asaj që po them unë.“, ia ktheu Zyberaj.

Arjan Curri i kërkoi të ia thotë emrin në studio dhe jo jashtë saj.

“Pse them që ti e ke bërë për llogari të dikujt tjetër i bën ato. Lançimin e asaj piste ti e ke bërë pas arrestimit, kur prokuroria ende nuk kishte marrë dëshmitë. Ti dhe një lajm duke iu referuar Prokurorisë së Kosovës, gjë e cila është shpifje.“, ia ktheu Zymberaj.

Arjan Curri: Bëni kallëzim.

Jetlir Zyberaj: E ke marrë besoj paralajmërimin për kallëzim. Pse e them ky i referohet burimeve nga Prokuroria e Kosovës, nga miq gazetarë.

Arjan Curri: Ky është nivel ordiner. Ti je më keq nga Naimi

Jetlir Zyberaj: Ordiner është ajo që ke bërë ti këtu.

Arjan Curri: Je zëvëndësuesi më i mirë i Naim Murselit.

Të ngajshme

Mungesa e sinjalizimit paraqet rrezikshmëri të lartë në trafik

KushtrimGuraj

Ç’surpriza ka përgatitur moti të dielën në Kosovë?

KushtrimGuraj

Kamberi: Serbia po diskriminon shqiptarët e Luginës edhe me ndarjet buxhetore

Erzana Fazliu