Telenews

Hovenier për Rugovën: Trashëgimia e tij është frymëzim në Kosovë dhe në mbarë botën

 

 

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeffrey Hovenier bëri homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova së bashku me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti.

Hovenier tha se trashëgimia e Rugovës “është frymëzim këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”.

“Sot iu bashkova Presidentes Vjosa Osmani, Kryeministrit Albin Kurti dhe liderë të tjerë kosovarë për ta nderuar Dr. Ibrahim Rugovën në 18 vjetorin e vdekjes së tij”, shkroi ambasadori.

Trashëgimia e Presidentit Rugova – ajo e një lideri që avokoi për rezistencë paqësore duke kërkuar të drejta dhe liri të barabarta për të gjithë qytetarët – është një frymëzim këtu në Kosovë dhe në mbarë botën”, shtoi Hovenier.

Të ngajshme

Humb jetën në një aksident tragjik nxënësi i gjimnazit në Prizren

Valjeta Turkaj

Maqedonci takon komandantin e këmbësorisë së ushtrisë amerikane: SHBA-ja partnere strategjike e Kosovës

Valjeta Turkaj

Arrestohet një indian në aeroportin e Mumbait, kishte 47 gjarpërinj helmues në çantë

Valjeta Turkaj