Artiol Abdullahu dhe Elton Kadriu janë dy të miturit që dyshohet se kanë goditur 18 vjeçarin, Lulzim Zejnullahu me mjete të forta ku si pasojë e lëndimeve të marra ka ndërruar jetë disa ditë pas ngjarjes.
Gazeta ka mësuar se Artioli dhe Eltoni janë djemtë e dy biznesmenëve.
Sipas burimeve të Gazetës, Besim Kadriu është babai i Elton Kadriut i cili në videon e publikuar në media shihet duke i rënë me një mjet të fortë pas koke viktimës.
Besim Kadriu është pronar i një biznesi “rent a car” me emrin “Besi”.
Ndërsa, babai i të dyshuari tjetër, Artiol Abdullahu është Medin Abdullahu i cili është pronar i firmës ”SOA Security”.
Insajderi më herët raporti për emrat e dy të dyshuarve për kryerjen e kësaj vepre të rëndë.
Mediumi siguroi edhe fotografi të dy të dyshuarve bashkë.
Dy të miturit janë arrestuar dhe po mbahen në paraburgim.
Si ndodhi ngjarja?
Lulzim Zejnullahu, 18-vjeçar, mbeti i vdekur si pasojë e lëndimeve nga dy të dyshuar të moshës së mitur.
Fejzullahu u dërgua për trajtim në spital, pasi mori lëndime të rënda.
Tashmë i ndjeri vdiq të shtunën, pasi nuk i përballoi plagëve të marra. Në një video të shpërndarë nga mediat, Zejnullahu shihet të jetë goditur me shufër metalike pamëshirshëm nga njëri prej të dyshuarve.