Telenews

26 vjet nga sulmi në familjen Jashari

 

 

Sot shënohet 26-vjetori i sulmit të dytë të Serbisë mbi familjen e komandantit legjendar Adem Jashari, në Prekaz.

Më 22 janar 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin.

Të ngajshme

Vrasja në Lipjan, policia bastis shtëpinë e të dyshuarit Top Kolshi – gjendet një armë

Valjeta Turkaj

Në pritje të mandatarit, Kurti: Të dielën mbledhja e Këshillit të Përgjithshëm

Valjeta Turkaj

Blloku B3 sjell banesat e veçanta të tipit Duplex komoditeti premium nga ACE Group

Valjeta Turkaj