Telenews

Spahiu kërkon dënim me “varje në mes të qytetit” për vrasësit e Lulzim Fejzullahut

 

 

Politologu Nexhmedin Spahiu ka kërkuar dënim me vdekje për të dyshuarit për vrasjen e 18-vjeçarit nga Podujeva, Lulzim Fejzullahu.

Dy të mitur e kanë shkelur me veturë dhe më pas e kanë rrahur për vdekje 18-vjeçarin Lulzim Fejzullahu më 14 janar në Podujevë. Ngjarja e ka tronditur vendin.

Për dy të miturit (16 dhe 17 vjeç), të dyshuar për vrasje, Spahiu ka kërkuar që “të varen midis sheshit”.

Këtë koment ai e ka bërë në një postim në rrjetet sociale të avokatit Tomë Gashi.

“Pajtohem plotësisht. Psh për këta 4 që e mbytën këtë 18 vjeçarin jetim dënimi duhej të ishte me varje në mes të Qytetit”, ka thënë Spahiu.

Të ngajshme

Horoskopi ditor

Erzana Fazliu

Besnik Osmani: Banorët e lagjes te “Kastrati” treguan përkrahje dhe gatishmëri për fitoren më 9 nëntor

KushtrimGuraj

Kryediplomatja e Shqipërisë viziton Hashim Thaçin në Hagë: E gjeta në gjendje të mirë – procesi të mbyllet me drejtësi historike

KushtrimGuraj