Telenews

Kurti me Bulliqin dhe ministrat shkojnë për ngushëllime te familja e të riut që u vra në Podujevë

Kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka njoftuar se bashkë me kryeministrin Kurti, ministrat Xhelal Sveçla e Albulena Haxhiu dhe deputetin Fitim Haziri kanë shkuar për ngushëllime te familja e 18 vjeçarit, Lulzim Fejzullahu, që u vra para disa ditësh.

“Bashkë me kryeministrin Albin Kurti, ministrat Albulena Haxhiu dhe Xhelal Sfeçla, deputetin Fitim Haziri, veprimtarin dhe ish-kryetarin e Komunës Ilaz Pireva, drejtorë komunal dhe zyrtarë të tjerë ishim për ngushëllime tek familja Fejzullahu për humbjen e familjarit të tyre Lulzimit, pak ditë më parë në vrasjen mizore që e tronditi gjithë shoqërinë.”

Bulliqi ka shkruar se ia kanë shprehur familjes dhe të afërmve të Lulzimit, mbështetjen e plotë për tejkalimin e dhimbjes.

“Ndamë dhimbjen me familjen dhe të afërmit, si dhe ju shprehëm mbështetjen tonë të plotë për tejkalimin e kësaj dhimbjeje që na pikëlloi thellësisht të gjithëve. Zoti ju dhashtë durim e forcë familjes! Urojmë që drejtësia ta thotë fjalën e saj në mënyrë meritore.”

Të ngajshme

Shqipëria ndër vendet me karburantin më të shtrenjtë në Evropë

Rrezarta Ramaj

Detaje të reja për plagosjen që ndodhi mbrëmë në Prishtinë, një person në gjendje të rëndë shëndetësore

Rrezarta Ramaj

Sindikata e Policisë: Pezullimi i gradimeve ka krijuar pasiguri, procesi të rifillojë sa më shpejt

Rrezarta Ramaj