Telenews

Kontrata e Telekomit me DigitAlb e ‘frymëzon’ pushtetin, Mushkolaj përplaset me deputetin e VV-së

 

 

Është përcjell me reagime kontrata e nënshkruar nga Telekomi i Kosovës me kompaninë nga Tirana, Digitalb, për të drejtat e transmetimit.

Në përpjekje të pushtetit për të marrë merita për ringjalljen e ndërmarrjeve publike, një përplasje virtuale ka ndodhur mes analistit Imer Mushkolaj dhe deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Halil Thaçi.

Mushkolaj e ka kritikuar ekzaltimin e eksponentëve të pushtetit pas publikimit të marrëveshjes, e cila sipas tij ‘është biznes hesapi’.

“Çfarë ekzaltimi për platformën e Digitalbit në Telekomin e Kosovës – veçanërisht nga eksponentë të pushtetit. Çfarë suksesi i qeverisë🤦‍♂️ Në vend që të kishte platformë t’fortë t’veten, tash Telekomi do të nënshkruajë kontratë dyvjeçare në vlerë 1.3 milion euro me Digitalbin. Biznis hesapi. Sen tjetër”, ka shkruar Mushkolaj.

Kësaj deklarate i është kundërpërgjigjur deputeti Thaçi.

“Analisti multitasking. I gjithanshëm. I kudo ndodhur. Për çdo temë. Në çdo kohë. Nganjëherë edhe në të njejtën kohë”, shkroi deputeti i pushtetit.

“Halil, ma mirë kqyr punësoje naj kushëri n’KEK, se politika është sport i randë për ty”, ia ktheu Mushkolaj.

Telekomi i Kosovës do ta paguajë muaj për muaj operatorin kabllor nga Shqipëria, DigitAlb, për transmetimin e përmbajtjes së saj televizive bazuar në një marrëveshje të nënshkruar të hënën.

Marrëveshja me kohëzgjatje dy-vjeçare parashihet të kushtojë 1.3 milionë euro.

Sipas njoftimit të Telekomit, përmes kësaj pako, klientëve e Telekomit do t’ju ofrohet qasje në kanalet televizive dhe në në ligat kryesore të futbollit evropian.

Të ngajshme

Shkurte Fejza dhe Shaqir Cërvadiku publikojnë këngën “O Flamur”

Erzana Fazliu

Të shtënat me armë në Prishtinë: Identifikohen dy të dyshuar, njëri arrestohet

Erzana Fazliu

Komisioni i ri Evropian votohet më 27 nëntor

Erzana Fazliu