Telenews

Dy gra në Mitrovicë sulmojnë zyrtaret policore derisa ishin në stacion, u shkaktojnë lëndime

 

 

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast “sulm ndaj personit zyrtar” në Mitrovicë. Rasti ka ndodhur dje rreth orës 07:40, ku dy femra kosovare janë arrestuar për shkak se derisa ishin në stacion policor rreth një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore.

Të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit njëra është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje.

“Rr. Marie Shllaku, Mitrovicë Jugu 24.01.2024 – 07:40. Dy femra kosovare janë arrestuar për shkak se derisa ishin në stacion policor rreth një mosmarrëveshje kanë sulmuar fizikisht dy zyrtare policore duke ju shkaktuar lëndime të lehta trupore. Të lënduarat kanë pranuar trajtim mjekësor, ndërsa të dyshuarat pas intervistimit, me vendim të prokurorit, njëra është liruar në procedurë të rregullt, ndërsa e dyshuara tjetër është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.

 

Të ngajshme

Ekstradohet nga Kosova për në Shqipëri i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar

Valjeta Turkaj

Kritika ndaj Vjosa Osmanit për vizitën në Mitrovicë te Faton Peci, reagon Presidenca

Valjeta Turkaj

E rëndë në Vlorë: Merr flakë vetura, gjendet i djegur një person

Valjeta Turkaj