Telenews

Largohen nga Zveçani billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serb

 

 

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka njoftuar se janë larguar nga Zveçani billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve serb.

Sveçla tha se simboli i vetëm i Serbisë brenda shtetit tonë do të jetë ambasada e saj në Prishtinë.

“Sot në Zveçan janë larguar billbordet ilegale me simbole dhe imazhe të diktatorëve e agresorëve të cilat janë të papranueshme në Republikën e Kosovës.

Republika e Kosovës është e përcaktuar qartë për vlerat demokratike dhe orientimin euro-atlantik të saj ndërkaq si institucione mbesim të përkushtuar për rend e ligj dhe zbatim të kushtetushmërisë në çdo pjesë të vendit tonë.

Këto billborde e imazhe të fashistëve e agresorëve si Vladimir Putin dhe kundërshtarëve të shtetit tonë, nuk do të gjejnë vend në shtetin tonë”, tha Sveçla.

Të ngajshme

Reuters zbulon 3 kushtet e Putinit për paqen në Ukrainë: Nëse Kievi refuzon, lufta vazhdon

Donat Hashani

Haziri mesazh të fuqishëm Hysenit: Më 12 tetor përfundojnë mashtrimet dhe manipulimet

Donat Hashani

Përmbyset edhe Plazhi i Madh i Ulqinit

Donat Hashani