Familja Lohaj nga Ferizaji mori lajmin e kobshëm mbrëmë, pasi djali i tyre Shqiprim Lohaj humbi betejën me sëmundjen të cilën ishte diangostikuar tash e dy vite.
I ndjeri ishte diagnostikuar me leukemi më 2022, teksa edhe pse ishin mbledhur fondet për trajtimin e tij në Turqi, ai nuk ka arritur t’i mbijetojë sëmundjes.
Familjarët e të ndjerit njoftuan për humbjen e djalit të tyre përmes një njoftimi në Facebook, ku kanë dhënë edhe detajet e ceremonisë mortore.
Postimi:
“NJOFTIM”
Të Allahut jemi dhe tek ai do të kthehemi”. Me pikëllim të thellë ju njoftojmë se me datën 27.01.2024 ka ndërruar jetë djali, vëllau, bashkëshorti dhe familjari jonë SHQIPRIM (ZEJN) LOHAJ .
Varrimi i të ndjerit bëhet nesër (28.01.2024,e diel) me Ikindi.
Nisja e funeralit bëhet nga shtëpia rruga “Azem Bejta” ndërsa varrimi bëhet në varrezat e fshatit Mirash(te varrezat e reja)
Zoti e mëshiroftë dhe e shpërbleftë me Xhenet”, thuhet në njofitm.