Telenews

Vozitën mbi trefishin e shpejtësisë së lejuar, gjobiten dy shoferë në Klinë

 

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë ndëshkuar dy kundërvajtës, të cilët në zonën ku shpejtësia e lejuar është 40 km/h, po drejtonin automjetet me shpejtësi prej 152 km/h.

Në njoftim thuhet se policia në Mitrovicë, gjatë kontrollit të trafikut rrugor dhe matjes së shpejtësisë me radar në rrugën rajonale Mitrovicë- Skenderaj, në Klinë kanë identifikuar dy kundërvajtësit.

Ndaj tyre janë shqiptuar gjoba prej 300 euro, tre pikë negative si dhe iu është marrë patentë-shoferi për tre muaj, duke iu ndaluar vozitjen për këtë periudhë kohore.

Të ngajshme

Cilësi mesatare në Prishtinë, në listë me 100 kryeqytetet me ajrin më të ndotur

Rrezarta Ramaj

Thirret protestë kundër Albin Kurtit

Rrezarta Ramaj

Macron dënon protestat në Francë: Përgjegjësit do të ndiqen penalisht

Rrezarta Ramaj