Telenews

Afera e “53-milionëshit”: Pal Lekaj dënohet me 3 vjet e tetë muaj burgim

 

 

Me tre vjet e tetë muaj burgim është dënuar ish-ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj. Lekaj është shpallur fajtor për keqpërdorim të detyrës dhe autoritetit zyrtar në rastin e njohur si “53-milionëshi”.

Aktgjykimin e ka shpallur sot Gjykata Themelore në Prishtinë.

Prokuroria Speciale e akuzoi Lekajn dhe tre të tjerë në lidhje me pagesën e 53 milionë të qeverisë për “Bechtel & Enkën”.

Qeveria e Kosovës i kishte paguar 53 milionë eurot kompanisë amerikane për zgjatjen e afatit të përfundimit të punimeve në autostradën ‘Arbën Xhaferi’.

Secili veç e veç akuzohen për veprën penale keqpërdorim i detyrës zyrtare në bashkëkryerje.

Të ngajshme

“Do të vij të të vras ty…”, kërcënohet sërish presidentja Vjosa Osmani

Donat Hashani

Kaq të arrestuar pas aksionit të Krimeve Ekonomike në Agjencinë Kadastrale dhe atë të Arkivave

Donat Hashani

E rëndë në Francë: 6-vjeçari luan me foshnjen si një kukull, i shkakton vdekjen

Valjeta Turkaj