Telenews

Zgjerohet platforma “Superpuna”, përfshihen personat deri në 29 vjeç

 

 

Personat nga 18 deri në 29 vjeç janë përfshirë në masën e platformës “Superpuna”.

Zgjerimi i grupmoshës së përfituesve është prezantuar sot në një konferencë për media të kryeministrin Albin Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

Kryeministri Kurti e quajti lajm të mirë zgjerimin e platformës.

“Duke marrë parasysh ndikimin e jashtëzakonshëm që platforma Superpuna ka pasur te shumë të rinj, kemi vendosur që ta zgjerojmë grupmoshat të cilët mund të përfitojnë nga kjo platformë”, ka thënë Kurti. “Tashmë do zgjerojmë grupmoshat e përfituesve nga kjo platformë nga moshat 18 deri në 29 vjeç”.

Platforma “Superpuna” është një masë e qeverisë e cila subvencionon punësimin e të rinjve.

Kjo masë subvencion punësimin e të rinjve për gjashtë muaj me pagë minimale 264 euro.

Të ngajshme

30-vjeçari në Fushë Kosovë sulmohet me çekan nga ish-burri i të dashurës, një person tjetër e ther me thikë

Valjeta Turkaj

Hoti: S’ka asnjë arsye ekonomike që të rriten tarifat e rrymës

Valjeta Turkaj

ZRRE aprovon shtrenjtimin e rrymës për 16.1 për qind

Erzana Fazliu