Telenews

Nora dhe Distria tregojnë forcën, i kalojnë me sukses përballjet e para në Paris

 

 

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova i kanë kaluar me sukses përballjet e para në Grand Slamin që po mbahet në Paris.

Distria Krasniqi në kategorinë deri në 52 kilogramë e mundi në raundin e dytë francezen, Leonie Gonzalez.

Kampionia olimpike në raundin e tretë do të ketë punë me koreanen, Seyun Jang.

Në anën tjetër, Nora Gjakova në kategorinë deri në 57 kilogramë në raundin e dytë, e eliminoi brazilianen Jessica Lima, kurse në raundin e tretë do të ketë punë me bullgaren Ivelina Ilieva.

Kujtojmë se sot garon edhe Laura Fazliu në kategorinë deri në 63 kilogramë.

Të ngajshme

Hapet Kuvendi, Abdixhiku: Rezultati i LDK-së është përgjegjësi e imja

Valjeta Turkaj

KQZ shpall rezultatet e zgjedhjeve të 28 dhjetorit

Valjeta Turkaj

Horoskopi ditor, e Shtunë 31 Janar 2026

Valjeta Turkaj