Telenews

KFOR njofton për një patrullim përgjatë kufirit Kosovë – Serbi

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, përmes një njoftimi ka bërë të ditur se po kryejnë patrullim sigurie përgjatë kufirit të Kosovës dhe Serbisë.

Në njoftimin e tyre thuhet se ORF ka kryer një patrullë sigurie standarde përgjatë Vijës Kufitare Administrative.

“Togu italian i inxhinierëve ORF ka kryer një patrullë sigurie standarde përgjatë Vijës Kufitare Administrative. KFOR-i është plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të ofruar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë, si dhe lirinë e lëvizjes”, ka shkruar KFOR. 

Të ngajshme

Kosova pjesë e retorikës nacionaliste në prag të zgjedhjeve në Serbi –

KushtrimGuraj

Opozita kërkon rikthimin e dialogut strategjik me SHBA-në, VV-ja thotë se bashkëpunimi do të vazhdojë –

KushtrimGuraj

Begaj takon sot krerët e komuniteteve fetare, pas pesë ditësh protestash në Shqipëri –

KushtrimGuraj