Telenews

Biden pritet t’i fitojë zgjedhjet paraprake të Demokratëve në Karolinën e Jugut

 

 

Presidenti amerikan, Joe Biden do të fitojë zgjedhjet paraprake demokrate në Karolinën e Jugut, ka parashikuar CBS.

Në atë që dukej të ishte një deklaratë fitoreje, Biden u zotua ta bënte republikanin, Donald Trump një “humbës”.

Votimi shënoi zgjedhjet e para zyrtare të Partisë Demokratike përpara zgjedhjeve presidenciale të këtij viti.

Biden përballet me pak konkurrencë për nominimin e partisë së tij dhe ishte në rrugën e duhur për një fitore dërrmuese në Karolinën e Jugut.

Presidenti kujtoi se si votuesit e Karolinës së Jugut “i dhanë frymë” fushatës së tij 2020 dhe tha se ai “nuk kishte dyshim” se ata do ta vendosnin atë në rrugën e fitimit të presidencës në 2024.

Të ngajshme

A po vjen PDK-RLL? Spekulime për një subjekt të ri politik në Drenas

Erzana Fazliu

Arrestohen katër persona në Pejë, dyshohen për zjarrvënie

Donat Hashani

Presidentja për bllokadën institucionale: Nëse s’ka zgjidhje deri në fundjavë, i drejtohem Kushtetueses

Donat Hashani