Telenews

Prishtinasi ia shpërndan koleges numrin, 19-vjeçarja ngacmohet nga disa persona dhe përjeton shok

 

 

Vajzat dhe gratë po vazhdojnë të jenë viktimat më të shpeshta të dhunës në familje, ngacmimeve e sulmeve seksuale. Raste të tilla ndodhin edhe në hapësira publike, lokale, vende të ndryshme të punës, çka po ngrit shqetësim se kështu po cenohet siguria.

Një rast i ngacmimit ka ndodhur së fundmi te rruga B në Prishtinë, por këtë herë situata është jo fort e zakontë.

Siç mëson gazeta, viktimë është një 19-vjeçare e cila përfundoi në QKUK, si pasojë e shqetësimit të madh nga ngacmimet e disa personave që e telefonuan në numrin e saj kontaktues.

Por gjithçka ndodhi për shkak të një kolegu të saj të punës, i cili po dyshohet se ia shpërndau numrin te disa personave dhe të njëjtit e kanë shqetësuar me mesazhe e telefonata, deri në atë pikë sa vajzës iu përkeqësua gjendja.

Burimet brenda Emergjencës kanë bërë me dije se viktima është dërguar pa ndjenja në këtë qendër pasi ka përjetuar shok, por fatmirësisht gjendja e saj shëndetësore tashmë është stabile.

Në anën tjetër, kolegu i saj që dyshohet se ka gisht në këtë rast është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas mbledhjes së informacioneve dhe dëshmive, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që i dyshuari të ndalohet për 48 orë nën dyshimet se ka kryer veprën penale ‘Ngacmimi’.

Të ngajshme

Albin Kurti mysafir i Presidentit francez Emmanuel Macron në Pallatin Élysée

KushtrimGuraj

Grenell: Shpresoj që Hashim Thaçi t’i padisë të gjithë zyrtarët e Hagës në një Gjykatë Amerikane kur të jetë jashtë

KushtrimGuraj

Deklarata e Rubin për Thaçin dhe krerët tjerë të UÇK, reagon Edi Rama

KushtrimGuraj