Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, njihet se përdor gjuhë figurative e dykuptimshme, për të përçuar mesazhe te përkrahësit e tij.
Kështu bëri edhe sot gjatë lansimit të thirrjes publike për mbështetjen e konsumatorëve familjarë dhe Ndërmarrjeve të Mesme dhe të Vogla për investimin në sisteme të energjisë së ripërtritshme.
Kurti i cili erdhi në pushtet pikërisht në muajin shkurt, para tri vitesh, tha se në shkurt 2024 edhe dielli po rrezaton më ngrohtë, ndoshta duke aluduar se qeverisja e tij po bën “mrekulli”.
“Në muajin shkurt të 2024-ës duket që dielli po rrezaton më ngrohtë e tash përveç se do ta shfrytëzojmë ndriçimin e tij dhe atmosferën e ndejës sonë, energjinë le ta kthejmë në energji të pastër për shtëpitë tona e bizneset tona”, deklaroi Kurti.