Telenews

Komuna e Prishtinës del nesër me ofertë për rritjen e pagave të punëtorëve në grevë

 

 

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, ka thënë se nesër do të pranojë ofertën nga Komuna e Prishtinës lidhur me pagat e punëtorëve që janë në grevë.

Ai ka shkruar në rrjetin social Facebook se pas kësaj oferte, anëtarët e sindikatës do të ftohen dhe do të vlerësojnë së bashku se a është e pranueshme kjo ofertë.

“Nesër pritet që komuna e Prishtinës të më ofroi ofertën për rritjen e pagës për puntorët që janë në grevë , dhe pas kësaj oferte të gjithë anëtarët e sindikatës do të ftoheni dhe do vlerësojmë kët se a do të jet e pranueshme për ne apo jo”, tha ai

Tutje, Azemi tha se greva do të vazhdojë deri në një vendim të radhës.

Të ngajshme

PZAP rrëzon vendimin e KQZ-së, çertifikohet Lidhja e Prishtinës

Valjeta Turkaj

Për gjatë muaj, 776 çifte i dhanë fund martesës së tyre

Valjeta Turkaj

Tragjedi në Greqi: Ambulanca përmbyset, humb jetën pacienti 54-vjeçar

Valjeta Turkaj