Telenews

Mbreti Charles ndan mesazhin e parë publik që nga diagnoza e kancerit

 

 

Mbreti Charles ka folur për herë të parë publikisht që kur u diagnostikua me kancer, duke uruar Grenadën për 50 vjetorin e Pavarësisë.

Ai po rikuperohet në shtëpinë e tij në Norfolk me Mbretëreshën pranë tij, pasi veç ka nisur trajtimin e tij të parë për këtë sëmundje.

Në deklaratën e lëshuar të mërkurën mbrëma, ai tha: “Me kënaqësi të madhe, ju dërgoj urimet më të ngrohta të miat”, tha Mbreti.

Gjatë këtyre pesë dekadave të fundit, unë me admirimin më të thellë kam parë teksa keni ndërtuar kombin tuaj, keni krijuar vendin e veçantë të Grenadës në botë edhe si një anëtar thelbësor i familjes sonë të Commonwealth. Së bashku, ju e keni krijuar Grenadën si një shembull të demokracisë, të drejtave të njeriut dhe shtetit të së drejtës. Ju jeni përballur me sfidat më kritike të ndryshimit të klimës dhe humbjes së biodiversitetit duke i ofruar botës një shembull lidershipi, elasticiteti dhe inovacioni. Së bashku i keni dhënë jetë fjalëve të himnit tuaj kombëtar: Aspironi, ndërtoni, avanconi!”.

Mbreti Charles tutje tha se i vjen keq që nuk mund të jetë personalisht me popullin e Grenadës për të shënuar momentin historik, shkruan The Telegraph.

Të ngajshme

“Izraeli është përgjegjës për një nga gjenocidet më mizore”, deklaron raportuesja e OKB-së

Valjeta Turkaj

Punë nga shtëpia, orar më fleksibil, Ministria e Shëndetësisë del me masa mbrojtëse për punëtorët – zbatohen nga dita e sotme

Valjeta Turkaj

Haradinaj: Nëse Kurti s’i ka numrat, të lëshojë rrugë

Valjeta Turkaj