Telenews

E rëndë: Gjendet pa shenja jete një person afër stacionit hekurudhor në Fushë Kosovë

 

 

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Fushë Kosovë, ku një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të stacionit hekurudhor.

Rastin e ka konfirmuar Policia e Kosovës, të cilët bëjnë me dije se viktima është i gjinisë mashkullore dhe vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

Është raportuar se një person gjendet pa shenja jete afër stacionit hekurudhor Fushë -Kosovë. Njësitë policore si dhe stafi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë hasur në viktimën mashkull kosovar, i cili ishte shtrirë në tokë.  Nga mjeku kujdestar është konstatuar vdekja e tij”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Me vendim te prokurorit trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa rasti është cilësuar ‘Hetim i vdekjes’.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.

Të ngajshme

Lëkundje të forta në Itali, mbyllen shkollat në Catania – mbi 600 raportime për dëme

Valjeta Turkaj

Tahiri: Ende asnjë grup parlamentar s’ka marrë informacion se a do të mbahet seanca për presidentin

Valjeta Turkaj

Avni Dehari për emrin e Andin Hotit për President: S’e di, prej juve po e dëgjoj, besoj që ka vullnet për marrëveshje

Valjeta Turkaj