Telenews

Konfirmohet vizita e diplomatit të lartë amerikan në Shqipëri

Departamenti amerikan i Shtetit, e ka konfirmuar vizitën e Sekretarit të Shtetit, Antony Blinken, në Shqipëri.

Në njoftimin e DASh-it thuhet se Blinken do të udhëtojë në Tiranë dhe Mynih të Gjermanisë nga 14 deri më 17 shkurt.

“Në Tiranë, Sekretari Blinken do të riafirmojë fuqinë e marrëdhënieve të Shteteve të Bashkuara me Shqipërinë, një partner kyç për stabilitetin në Ballkanin Perëndimor dhe një aleat i fortë në mbështetjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Ukrainës”, thuhet në njoftim.

Ndërsa, sipas DASh-it, në Mynih, Blinken do të marrë pjesë në Konferencën e Sigurisë, si pjesë e delegacionit të ShBA-së, të kryesuar nga zëvendës presidentja Kamal Harris.

“Sekretari do të zhvillojë takime dypalëshe për të nënvizuar mbështetjen e qëndrueshme të Shteteve të Bashkuara për popullin e Ukrainës, për të vazhduar diskutimet me partnerët se si të arrihet paqe dhe siguri e qëndrueshme në Lindjen e Mesme dhe për të theksuar angazhimin tonë të palëkundur për sigurinë transatlantike. Sekretari Blinken do të bashkohet gjithashtu me partnerët ndërkombëtarë për një forum publik mbi multilateralizmin”, thuhet në njoftim.

Të ngajshme

Jakup Krasniqi nuk pranon më kujdes mjekësor në Hagë: Më është mohuar çdo e drejtë njerëzore tash e gjashtë vjet –

KushtrimGuraj

Jashari takon gjeneralin amerikan, diskutojnë partneritetin FSK–Garda e Ajovës –

KushtrimGuraj

Mbi 374 mijë fëmijë përfituan shtesa në shtator, u paguan mbi 13.5 milionë euro –

KushtrimGuraj