Telenews

U lëndua nga acidi sulfurik në Trepçë, reagon minatori

 

 

Buci Hajdari është njëri nga dy minatorët që ishte në gjendje më të rëndë nga shpërthimi i acidit sulfurik në minierën e Trepçës. Ai ka falënderuar të gjithë ata që i dolën në ndihmë pas lëndimit në vendin e punës.

Përmes një postimi në Facebook, Hajdari ka përmendur kolegët minatorë të cilët shpenzuan edhe të holla për shërim.

Falënderojmë të gjithë kolegët e minierës së Stantërgut në Mitrovicë të cilët na dolën në ndihmë duke mos u kursyer në asnjë moment, me rastin e lëndimit tonë si pasojë e shpërthimit të acidit sulfurik në vendin e punës”.

Ju jemi mirënjohës edhe për shumën modeste financiare të dhënë nga kolegët për shpenzimet e shërimit. Falënderim dhe mirënjohje të pa fund për të gjithë ata që na ofruan ndihmën e tyre, paçin shëndet dhe lumturi ne familjet e tyre!”, ka shkruar Hajdari.

 

Të ngajshme

OVL homazhe në Prekaz: Festat e Nëntorit të mangëta pa krerët e UÇK-së

Valjeta Turkaj

PDK bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz

Erzana Fazliu

113-vjetori i Pavarësisë së Shqipërisë, ngritet flamuri në Vlorë

Erzana Fazliu