Telenews

KFOR deklarohet pas protestës në Veri

Sot është mbajtur një protestë nga qytetarët serbë në Mitrovicën e Veriut, duke shprehur pakënaqësi rreth rregullorës së Bankës Qendrore që ka hyrë në fuqi më 1 shkurt, e cila si valutë të vetme të pagesës e njeh Euron.

Kjo protestë u mbikëqyr nga ana e KFOR-it, përkatësisht nga Njësia e Specializuar Shumëkombëshe.

Forcat paqëruajtëse të NATO-s në Kosovë, e vlerësuan si paqësore.

“KFOR-i vazhdon të operojë si reagues i tretë i sigurisë, pas Policisë së Kosovës dhe misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), me të cilët ne koordinohemi rregullisht”, thuhet në njoftim transmeton Klankosova.tv

KFOR-i rithekson se është “plotësisht i fokusuar në zbatimin e përditshëm të mandatit të tij, për të ofruar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe për lirinë e lëvizjes”.

 

Të ngajshme

Valon Lluka mbetet në paraburgim, Apeli ia refuzon ankesën

Rrezarta Ramaj

“Mbindërtim në Teatër, e Prishtinën s’e lejojnë as me gërry asfalt”, Rama kritikon Qeverinë

Rrezarta Ramaj

Aksioni në veri, sekuestrohen 22 automjete dhe mallra në vlerë mbi 200 mijë euro

Rrezarta Ramaj