Telenews

Të dyshuarit për vrasjen e Lulzim Fejzullahut pritet të intervistohen nga Prokuroria

 

 

Dy të dyshuarit për vrasjen e Lulzim Fejzullahut pritet që sot të dalin para drejtësisë.

Artiol Abdullahut dhe Elton Kadriu do të intervistohen sot në Pallatin e Drejtësisë.

Seanca e tyre do të jetë e mbyllur për mediat dhe publikun.

Insajderi merr vesh se seancat do të mbahen në orën 10:30 dhe 13:00.

Gjykata Themelore në Prishtinë iu kishte caktuar masën e paraburgimit dy të dyshuarve Artiol Abdullahut dhe Elton Kadriu për vrasjen e 18 vjeçarit, Lulzim Zejnullahu.

I riu Lulzim Fejzullahu ishte rrahur brutalisht më 14 janar dhe ka vdekur më 20 janar në QKUK si pasojë e plagëve të rënda.

Të ngajshme

Veseli: Reagimet ndërkombëtare ndaj sulmit në kanalin e Ibrit, më të fuqishme se në rastin e Banjskës

KushtrimGuraj

Abdixhiku parashikon se sa mijë votues nga mërgata do të votojnë për LDK-në

Donat Hashani

Nasim Haradinaj për Jack Smith: Sytë e tij kanë gjak, hala s’i kam bo çka kam qejf me i bo

Donat Hashani