Telenews

Dogana e Kosovës sekuestron në Kamenicë 3500 argeta me prejardhje nga Serbia

 

 

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë e Kosovës në hyrje të fshatit Novosellë në Kamenicë ka vënë re një veturë me targa vendore për të cilën e kishte informatën se po kontrabandonte mallra nga Serbia përmes fshatit Breznicë.

Në njoftim thuhet se gjatë kontrollimit të veturës, të dyshuarit i janë gjetur 250 pako me argeta,e që në total 3500 copë për të cilat nuk kishte asnjë dokument.

Njoftimi:

Policia parandalon një rast të kontrabandës me mall

Prishtinë, më 13 shkurt 2024

Policia e Kosovës, gjegjësisht njësitet kufitare të Task Forcës –Lindje, në bashkëpunim me Doganën e Kosovës dhe Stacionin për Mbikëqyrje të Kufirit –Muqivercë, në zbatim të masave për parandalim dhe luftimin e kontrabandës, kanë intensifikuar kontrollet taktike dhe operacioneve në teren.

Më 12.02.2024 në hyrje të fshatit Novosellë-Kamenicë, është vërejtur një veturë me targa vendore, për të cilën kishte informatë se ishte duke kontrabanduar mallra nga Serbia përmes fshatit Breznicë.

Gjatë kontrollit të automjetit i cili drejtohej nga H.Gj., (viti i lindjes 1972, mashkull kosovar), është vërejtur se i dyshuari kishte pasur të ngarkuar rreth 250 pako me argeta me nga 14 copë gjithsej 3500 copë për të cilat nuk kishte asnjë dokument dhe dyshohet se kanë prejardhje nga Serbia.

Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, ku me urdhër të prokurorit kompetent malli i kontrabanduar sekuestrohet dhe dërgohet në terminalin doganor-Dheu i Bardhë.

 

Të ngajshme

E thotë edhe këtë Gërvalla-Schwarz: Takoj në aeroplan njerëz që po kthehen në Kosovë, Gjermania në krizë

KushtrimGuraj

Paçarizi për skandalin në KEK: Degradim i madh institucional, po rrezikohet ekzistenca e shtetit

KushtrimGuraj

Arrijnë votat e para nga diaspora, përcillen nga Policia dhe do të vëzhgohen nga kamerat e sigurisë

KushtrimGuraj