Telenews

Gërvalla: LDK lidhjen më të madhe e ka me Sami Lushtakun

 

 

Kryetarja e Listës “Guxo”, Donika Gërvalla-Schwarz ka hedhur akuza të rënda ndaj Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Gërvalla-Schwarz ka deklaruar se LDK është parti e Sami Lushtakut, njërit prej figurave kryesore të Partisë Demokratike të Kosovës.

“E keni pa që ata edhe emrin nuk duan ta kenë më Lidhja Demokratike e Kosovës. Duan ta kenë emrin Rruga e re, Lidhja e ku ta di unë. Por lidhjen më të madhe e kanë me Sami Lushtakun”, ka thënë ajo.

Mendoj që Lidhja Demokratike e Kosovës, në formën që ka ekzistuar nuk ekziston më. Shikoni personat dhe do shihni më pak ata kanë lidhje me atë që ata kanë lidhje me Lidhjen Demokratike të Kosovës”, tha Gërvalla në Istogu Channel, përcjell

Mes tjerash, ajo tha se ka qenë LDK ajo që ia ka kthyer shpinën asaj dhe presidentes, Vjosa Osmani, dhe jo ato partisë.

Të ngajshme

Zjarre, vërshime, aksidente: AME-ja me mijëra intervenime gjatë vitit 2025

Valjeta Turkaj

Pesë persona të lënduar nga aksidenti mes dy automjeteve në Rudar, Policia: Në mesin e të lënduarve, dy zyrtarë policorë

Valjeta Turkaj

Punëtorët e KEK-ut protestojnë, demantojnë deklaratën e kryeshefit për pagat

Valjeta Turkaj