Telenews

Mësohet se çka e shkaktoi vdekjen e shtetases së huaj, pamje nga Brezovica

Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka konfirmuar vdekjen e shtetase të huaj, teksa po skijonte në Brezovicë.

Siç thuhet në njoftim asaj i është dhënë ndihma e parë por nuk ka rezultuar pozitivisht.

“Sot me datën 13.02.2024 në orën 16:30 kemi pranuar një thirrje për ndihmë nga Ski Patrolla e qendrës skitare Brezovicë. Informatat e para kishin të bëjnë për humbje në mjegull të dy skiatorëve,por pas mbledhjes së informatave është identifkuar problematika dhe kemi filluar me kërkim në zonën e dyshimt “Foleja e Shqiponjave” zakonisht faqe malore që njifet si problematike për krijimin e orteqeve”, thuhet në njoftim.

“Anëtarët tanë së bashku me Patrollen e skijimit të qendrës skitare në Brezovicë  e kan lokalizuar viktimën e cila kishte marrë lëndime nga orteku. Me të arritur i është dhënë ndihma e parë por nuk rezultuar pozitivisht. Pas evakuimit të trupit nga ekipet mjekësore është verifikuar vdekja e skiatorës, shtetase e huaj”, vazhdon njoftimi.

Sipas zëdhënësit të policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, shkak i këtij incidenti ishte rrëshqitja e një orteku të borës.

   

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj