Telenews

Serbia furnizohet me sistemin anti-dronë rus, Vuçiq mburret

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur se janë pajisur me sistemin rus anti-dronë i njohur si “Repelent”.

Ai sot vizitoi hapësirat e pajisjeve të cilat u prezantuan për herë të parë para publikut serb, në ekspozitën e armëve dhe pajisjeve ushtarake serbe, në kompleksin e kalasë së Nishit, shkruan B92.

Sipas tyre “Repelent”, është një sistem rus që mund të shtypë ose shkatërrojë tufat e zbulimit, spiunimit të mjeteve ajrore pa pilot dhe dronëve, në një territor prej 30 kilometrash.

“Ka ardhur Repelent. Ky është Repelent. Nuk është aq i fortë sa Krasuha, por është i shkëlqyer”, theksoi Vuçiq.

Sistemi peshon më shumë se 20 tonë.

Të ngajshme

Protesta e sotme në Tiranë, policë e protestues të lënduar në sy po trajtohen në spitale

Rrezarta Ramaj

Policia nis shpërndarjen e protestuesve në Tiranë me ujë me presion dhe gaz lotsjellës

Rrezarta Ramaj

Pas shumë aludimesh, publikohet fotografia e parë e Elvana Gjatës me partnerin e përfolur!

Rrezarta Ramaj