Telenews

Mungesa e parakalimit të FSK-së në shesh për pavarësi, shihet si zbehje e festës

 

 

Kosova ka shënuar dje 16 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës por ajo që ngjalli kuriozitet tek qytetarët ishte mungesa e parakalimit të FSK-së në shesh. Kjo duket se nuk është hera e parë.

Janë pamje që pothuajse në çdo përvjetor shoqëronin festën e Pavarësisë së Kosovës.
Parakalimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës gjithmonë mblidhte interesim të madh nga qytetarët për të parë nga afër kuadratet dhe këmbësorinë e Forcës.

Mirëpo në këtë 16 vjetor, nuk kishte një performancë të tillë as nga Ushtria e as nga Policia.

Krejt kjo është bërë që ky emocion që përcjellin ushtarakët të lihet për një datë tjetër po kaq të rëndësishme.

Nga Ministria e Mbrojtjes kanë thënë se parakalimi i FSK-së do të jetë më 12 qershor, datë kjo që shënon 25 vjetorin e çlirimit të vendit.

Por kjo nuk është hera e parë që të forcat e sigurisë nuk parakalojnë për festën e Pavarësisë.

 

Të ngajshme

Policia në Vlorë shpëton 3 pushues të bllokuar në det

Erzana Fazliu

Rohde: Më mirë të zgjidhej trafiku në hyrje të Vushtrrisë, sesa të ndërtohen dy ura në Ibër

Erzana Fazliu

Deputetja e LDK-së: Mafia e energjisë po e vret ekonominë e Kosovës

Erzana Fazliu