Telenews

Ajri i pashëndetshëm në kryeqytet, IKSHPK: Kujdes për personat me sëmundje kronike, fëmijët dhe shtatzënat

 

 

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se ajri sot në kryeqytet është i pashëndetshëm.

IKSHPK ka bërë thirrje që personat e ndjeshëm të kenë kujdes.

Instituti rekomandon të reduktohen daljet në vendet me ajër të ndotur, në mëngjes dhe mbrëmje, sidomos për personat që kanë sëmundje kronike kardiovaskulare dhe respiratorë, fëmijët dhe shtatzënat.

Gjithashtu rekomandohet të përdorët më shumë transporti publik dhe ecja, e më pak veturat.

“Të reduktohet përdorimi në shtëpi i lëndëve të ngurta t djegies dhe gatimit që të zvogëlohen emetimet. Të mos digjet vaj i përdorur, goma plastike, mbeturina, thëngjill, drunjtë të lagësht për ngrohje”, thuhet tutje në njoftimin e IKSHPK-së.

Instituti gjithashtu ka apeluar që të reduktohet pirja e duhanit në ambientet e jashtme ku ka qarkullim të njerëzve, dhe të ndalohet rreptësishtë pirja e tij brenda hapësirave të mbyllura.

Të ngajshme

Drenusha: Kam hyrë beqare, mund edhe të dashurohem

Erzana Fazliu

Ylli i Barcelonës nuk do të rikthehet në aksion deri në fillim të vitit të ardhshëm

Erzana Fazliu

Getinjo dhe Mozziku sot nisin ditën në këtë vend të shenjët

Erzana Fazliu