Telenews

Aksident i rëndë në magjistralen “Ibrahim Rugova”

 

 

Një aksident trafiku ka ndodhur mes dy veturave, ku si pasojë dy persona kanë pësuar lëndime trupore.

Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm në autostradën “Ibrahim Rugova”.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 8:30.

“Sot, më 20.02.2024, rreth orës 08:30, në autostradë drejtimi Prizren-Prishtinë km i 48-të, ka ndodhur një aksident trafiku në të cilin janë përfshirë dy automjete (një kamionetë dhe një veturë). Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy persona”, deklaroi ai.

Siç tha ai, të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor.

Të ngajshme

Irani lëshon raketë drejt Turqisë

Valjeta Turkaj

Shijoni Ramazanin me ofertën e veçantë të KonSoni: 30 vezë për 2.90€

Valjeta Turkaj

Orët vendimtare: Zgjedhje e presidentit apo zgjedhje të reja

Valjeta Turkaj