Dita e sotme ka nisur me debate në shtëpinë e “Big Brother Vip Albania 3”. E gjitha ka nisur pasi Meriton Mjekiqi theu një rregull të dhënë nga Vëllai i Madh, i cili ka lidhje me buxhetin e javës.
Banorët nuk duhej që të përdoronin pishinën, por sot moderatori vendosi që të futej në të dhe të lahej. Ky veprim i tij ka nxitur debate të shumta, madje ai është zënë edhe me shokun e tij, Romeo Veshaj.
Ky i fundit i kthehet Meritonit dhe i thotë: “Lëri këto lojëra se nuk i ha unë babi. Të peshkoi ai tjetri. Ai e bënte lojën me Eglën, ti re në grep”.
Nga ana tjetër moderatori i kërkon Romeos që të mos i flasë ashtu: “O lej këto babi o Romeo Veshaj. Je mësuar me Gracianon dhe Julin babi dhe mami, lëri këto shprehje me mua. E bëra për dy arsye, për qejf dhe kjo qenka java ime me prish lojën”.
“Është lojë e dobët kjo. Bie në sy me gjëra të tjera, jo me këtë. Meriton kur ke qenë gabim, jam stresuar unë më shumë se ti. Edhe të kam thënë është gabim. Me mua nuk tallesh dot ti se thua ‘hajt se qetësohet’. Me mua dhe me bukën time nuk tallesh dot. Shokut nuk i bëhet ajo që bëre. Ngela duke u stresuar për ty”, i thotë më pas Romeo Meritonit, i cili ia kthen: “Ndërro muhabet babe. E kape prime-n bravo”.

