Telenews

Inter-Atletico Madrid, formcaionet zyrtare

 

 

Sonte me fillim nga ora 21:00 stadiumi “Giuseppe Meazza” do të jetë nikoqir i derbit mes Interit dhe Atletico Madridit, ndeshje kjo e vlefshme për takimin e parë të 1/16-ës së Ligës së Kampionëve.

“Nerazzurët” nuk kanë humbur ndeshje si vendas në Ligën e Kampionëve që nga shtatori i vitit 2022, por e kanë vetëm një fitore në gjashtë ndeshjet e fundit të kësaj gare kundër kundërshtarëve spanjollë (2 barazime dhe 3 humbje).

Takimi i fundit mes këtyre dy skuadrave daton në muajin gusht të vitit 2018, ku asokohe Interi fitoi me rezultat minimal 1:0.

Sa i përket ndeshjes së sotme, të dy skuadrat do të kenë probleme me mungesa të lojtarëve, ku për Interin nuk do të paraqiten Acerbi, Cuadrado dhe Sensi, kurse te Atletico Madridi mungojnë Azpilicueta, Lemar dhe Vitolo.

Formacionet zyrtare i gjeni më poshtë.

Inter (3-5-2): Sommer; Pavard, De Vrij, Bastoni; Darmian, Barella, Calhanoglu, Mkhitaryan, Dimarco; Thuram, Martinez

Atletico Madrid (5-3-2): Oblak; Lino, Hermoso, Gimenez, Witsel, Molina; Niguez, Koke, De Paul; Griezmann, Llorente

Të ngajshme

Martinez lëndohet në kokë, portieri argjentinas paralajmëron rikthimin pas disa javësh –

KushtrimGuraj

Hadribeaj humbet titullin e WBC-së, mposhtet në sekondat e fundit –

KushtrimGuraj

Qentë e tij sulmuan rëndë një 17-vjeçar, ylli i Real Madridit përballet me gjykatën – prokuroria kërkon gjobë dhe dëmshpërblim –

KushtrimGuraj