Telenews

Përleshje në Vushtrri, plagoset një person

Pak më parë u raportua për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur sot në mesditë në fshatin Sllatinë të Vushtrrisë, ku një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri. Lidhur me rastin janë arrestuar dy vëllezërit, Bashkim dhe Isa Osmani, të cilët tashmë ndodhen në masën e ndalimit policor, ndërkohë që viktima është dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Burimet e Sinjalit brenda Prokurorisë bëjnë me dije se i gjithë sherri ka ndodhur pas një konflikti për punimin e një toke, e cila është në pronësinë e një personi të tretë, e që situata më pas eskaloi në përleshje fizike ku u përdor edhe arma e zjarrit.

Vëllezërit Osmani janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar nga organet e hetuesisë lidhur me rastin.

Viktima, që është një 40-vjeçar, është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Vushtrrisë, ku i është ofruar ndihma e parë mjekësore e më pas është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm.

Me urdhër të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje nën dyshimet për kryerjen e veprave penale ‘Vrasje në tentativë’ dhe ‘Lëndim trupor’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të ngajshme

Platforma “Liria ka Emër”: Nuk ndalemi deri në liri për çlirimtarët

Rrezarta Ramaj

Gold AG në Grida Duma Podcast: Mu mor fryma, gati pësova infarkt kur u dënua UÇK!

Rrezarta Ramaj

Prishtina kryeson, Malisheva ndjek nga pas – rezultatet dhe tabela pas javës së 7-të

Rrezarta Ramaj