Telenews

Hoti thotë se Peter Stano e përçmoi Qeverinë e Kosovës me deklaratën për Bislimin

Ish-kryeministri i vendit, tani deputet në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti, e ka komentuar deklaratën e zëdhënësit të BE-së Peter Stano i cili iu referua si “dikush” zv.kryeministrit Bislimi pasi ky foli për raportet Kosovë -BE dhe kërkesat për deeskalim në Veri. Hoti ka vlerësuar se Stano është përgjigjur me përçmim e mospërfillje ndaj Qeverisë së Kosovës.

Bëhet fjalë për deklaratën e Besnik Bislimit i cili ka thënë se BE-ja s’duhet ta detyrojë Kosovën që ta eskalojë përsëri situatën për të treguar që situata në Veri të vendit ka de-eskaluar.

E për këtë deklaratë, Stano ka thënë për Gazetën Express se nuk komenton “gjithçka që dikush thotë në Kosovë”.

Këtë deklaratë të Stanos, Avdullah Hoti e ka quajtur përçmim e mospërfillje ndaj Qeverisë së Kosovës, duke u shprehur i habitur se si ka ardhur puna deri këtu.

““S’komentojmë gjithçka që thotë dikush në Kosovë”. Si erdhi puna që një zëdhënës i BE-së të deklarohet me kaq përçmim e mospërfillje ndaj deklarimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës?!”, ka shkruar deputeti Hoti në profilin e tij në Facebook.

Qeveria e Kosovës tash e sa kohë është duke kërkuar që Bashkimi Evropian t’ia heq masat Kosovës.

Të ngajshme

Hamza viziton familjet Thaçi, Veseli dhe Krasniqi: Nuk jeni vetëm, do të angazhohemi deri në kthimin në atdhe të luftëtarit të fundit të lirisë

Yllka Gashi

“Jo në emrin tim!”, diaspora në Zvicër protestojnë ndaj vendimit të Speciales

Yllka Gashi

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

Yllka Gashi