Telenews

Plagoset një person në Vushtrri, konflikti nisi për një pronë

 

 

Policia e Kosovës ka raportuar se të martën, janë arrestuar dy persona, pas një rrahje për pronë.

Në raportin 24 orësh thuhet se për arsye të një prone ka ardhur deri te rrahja në mes tre personave, ku si pasojë e armës së zjarrit, njëri prej tyre është plagosur.

Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor, kurse në vendin e ngjarjes është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me 9 fishekë, një gëzhojë dhe një kaçavidë.

Dy të dyshuari janë arrestuar dhe me vendim të prokurorit njëri është dërguar në mbajtje, ndërsa tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Rasti është hapur si “Vrasje në tentativë”.

Të ngajshme

Çfarë preferohet për dhurata në 7 dhe 8 Mars?

Rrezarta Ramaj

BE-ja thotë se i sheh me “keqardhje” zhvillimet e fundit në Kosovë

KushtrimGuraj

Real Madridi pa Mbappen në ndeshjen e parë ndaj Manchester Cityt

Rrezarta Ramaj