Telenews

250 punëtorë të UP-së dhe Qendrës Studentore në grevë, shkak pagat e ulta

 

 

Punëtorët teknikë dhe ata të sigurimit fizik të Universitetit të Prishtinës dhe Qendrës Studentore, kanë hyrë në grevë për shkak të pagave të ulëta. E deri në plotësimin e kushteve, paralajmërojnë se nuk do ta ndërprenë grevën.

Selatin Berisha, punëtor teknik tha për Ekonomia Online se shkaku i pagës së ultë, nuk po ia dalin t’i mbulojnë shpenzimet.

“Punën e kem ndalu kem hyrë në greve me 260 euro një njeri me ardh me punu qysh e mbulon shportën  e familjes. Greva jonë është shumë e qartë, të rriten pagat diçka për punëtorë dhe nëse nuk përmbushen kërkesat tona, do shkojmë përsëri në greve, nëse është puna edhe të ndalim punën”, tha Berisha.

Kushte më të mira e pagë më të lartë po kërkon edhe Riza Shala, përfaqësues i Sindikatës Private të Kosovës.

“Po duam me i pas kushtet e barabarta me punëtoret teknik që janë në Kosove në kuadër të shtetit. Nëse nuk realizohen kërkesat, ne do të vazhdojmë kështu se jemi të diskriminuar që nga viti 2007. Kur atëherë a kanë privatizuar, kemi bërë ankesa po kot. Nëse nuk plotësohen kushtet, ne do të vazhdojmë me grevë”, tha Shala.

Të ngajshme

Momenti kur policia gjermane neutralizon të dyshuarin kosovar për therjen e mësueses në Essen

Valjeta Turkaj

Velipojë, dy pushues nga Kosova humbin jetën në det

Valjeta Turkaj

Balena shfaqet në ujërat e gjirit të Vlorës

Valjeta Turkaj