Përmes një postimi në faqen e tyre zyrtare, Liria ka akuzuar gjyqtarin Vigan Ibërdemaj për ndarjen jo të drejtë të drejtësisë.
Sipas Lirisë, loja është zgjatur pa nevojë kur edhe Dukagjini shënoi më pas golin e fitores nga penalltia.
“Referim skandaloz në Klinë. Vigan Ibërdemaj regjisor i fitores. Ndeshja e zhvilluar në Klinë, mezi gjeti fundin. Ndonëse, loja u zhvillua në presion, sidomos nga gjyqtari Ibërdemaj dhe ajo pati përfundim absurd. Zgjatja pa nevoj e ndeshjes, kur në min. 99 u akordua penallti e cila u perserit derisa Dukagjini shënoi gol. Kjo çfarë ndodhi në Klinë i qoftë per turp Viganit dhe shokëve të tij. Ne, na u vidh pika që e merituam, e në bazë të rasteve merituam edhe më shumë. Ftojmë organet e FFK-së që të marrin masa ndaj këtyre ‘gjyqtarëve’, sepse kështu s’kan çka kerkojnë në Prizren. Ne, nuk do të dorëzohemi. Do të luftojmë ndershëm deri në fund”, thuhet në postimin e Lirisë.
Dukagjini e ka mposhtur Lirinë me rezultat 2:1. Skuadra nga Klina realizoi në minutat e fundit, pas topit të kthyer nga pritja e penalltisë nga portieri Stivi Frashëri.
Dukagjini me 30 pikë renditet në vendin e gjashtë. Liria është e fundit me nëntë pikë.

