Telenews

Futi në ‘poster’ lojtarin e Euroligës, Kapiti MVP te Kosova ndaj azerëve

Përfaqësuesja e Kosovës A te meshkujt në basketboll sonte u mposht nga Azerbejxhani në kuadër të parakualifikiemeve për Botëror 2027.

Megjithatë nga ky duel vlen të ceket paraqitja bravoroze e qendrës së re dhe me shumë perspektivë te Kosova, Dardan Kapiti.

23 vjeçari ishte fantastik përballë azerëve në 26 minuta lojë me 19 pikë, 6 kërcime, 4 asiste, plotë 4 vjedhje topash e dy bllokada.

Ky efikasitet shumë pozitiv i dha atij indeksin e lartë prej +27 dhe njëherazit më i larti te Kosova.

Sot nga Kapiti vlen të ceket edhe ngulitja e njohur si poster që ai bëri mbi lojtarin e Euroligës, Donta Hall.

Të ngajshme

“Të presim”, agjenti i Lewandowskit hap derën për një lëvizje të madhe

Valjeta Turkaj

Mundësia për ta marrë falas, Barcelona gjithashtu rivalizon top gjigantët evropianë për yllin e Bayernit

Valjeta Turkaj

PSG ofron Fabian Ruiz në këmbim të yllit të Real Madridit

KushtrimGuraj